Ortodonci
Ortodoncia është një degë e stomatollogjisë që merret me drejtimin dhe rregullimin e anomalive të vendosjes së dhëmbëve në arkadën dentare.
Ortodoncia moderne ka hapur dritën jeshile në drejtimin e dhëmbëve të të gjtha moshave , duke dhënë një munëdsi natyrale estetike pa ndërhyrje protetike dhe kirurgjikale.
Dhëmbët e drejtë e të vendosur bukur në gojë janë tregues të rëndësishëm , në përcaktimin e nje buzëqeshjeje të bukur .
Një buzëqeshje e bukur është një avantazh në marrëdheniet profesionale dhe private.
Dhëmbët e drejtë dhe të bukur jo vetëm ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin tonë po na japin dhe siguri në vetvete.
Anomalitë e ndryshme dentare jo vetem janë probleme të natyrës estetike ,por në shumë raste janë shkaku i prishjes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të ndryshme periodontale.
Aktualisht falë aparateve fikse jo vetem koha e mjekimit është shkurtuar mesatarisht deri në 2 vjet, por dhe efektet kozmetike janë më të dukshme sesa në teknikat konvencionale.
Falë përdorimit të materialeve transparente , rezine e bardhë , safir , aparatet fikse janë praktikisht te padukshëm dhe nuk janë pengesë estetike për pacientet.