Implantologji
Përdorimi i protezave të lëvizshme sjell mungesë komforti dhe pasiguri sidomos në marrëdhëniet me të tjerët. Për më tepër, në rastin e protezave të pjesshme, tensioni ushtrohet mbi dhëmbët përreth, çka mund të çojë në dëmtimin e tyre, ndërsa në rastin e lidhjes me inde të buta, mund të shkaktojë humbjen e kockave apo dëmtimin e bazës kockore, e cila përbën mbështetjen për dhëmbët natyrale.
Mjekimi impiantologjik në rastin e mungesave të veçuara të dhëmbëve, apo një numri të madh të tyre, përbën një zgjidhje shume efektive. Efekti përfundimtar i mjekimit garanton funksionimin e plotë të gojës si dhe një nivel të lartë estetik, çka i lejon pacientit të ndihet i sigurt në vetvete.
Implantet përgatiten prej titanit, një metal që i përshtatet shumë mirë indeve njerëzore, dhe ato kryejnë të njëjtat funksione si rrënjët natyrale të dhëmbëve. Mbi implante mund të vendoset një këllëf i vetëm, apo edhe një urë, e cila imition në mënyrë perfekte dhëmbët natyralë.
STUDIO EXCELLENCE në impiantologji mbështetet mbi teknologjinë All-on-4™ All-on- 6 TM, e cila në gjithë botën vlerësohet si një revolucion në impiantologji dhe një etapë e re në rehabilitimin e menjëhershëm të personave pa dhëmbë.
Në sajë të All-on-4™ në STUDION EXCELLENCE jemi në gjendje të ndërtojmë dhëmbët e plota si të poshtme edhe të sipërme. Ura e përhershme me 12 dhëmbë e mbështetur mbi katër impiante mund të vendoset që në ditën e kryerjes së ndërhyrjes.
Vetëm pjesa kirurgjike e ndërhyrjes zgjat jo më tepër se 30 minuta (ndërsa kohëzgjatja e ndërhyrjes varet nga niveli i ndërlikimit i rastit në fjalë). Kjo ndërhyrje në masën 100% nuk ka nevojë për transplantim të kockës, apo për ndonjë veprim tjetër rikonstruktues në pjesën e poshtme apo të sipërme të nofullës.
Duke përdorur teknologji të avancuar dhe duke ruajtur standarde të larta klinike, stafi i STUDIO DENTARE EXCELLENCE ka arritur të përfundojë me sukses të plotë një sërë punimesh protetike të lidhura me implantologjinë.