Higjenë dhe Sterilizim
Mësoni disa gjëra të rëndësishme që aplikohen në studion tonë në lidhje me higjenën dhe procedurat e sterilizimit.
Sterilizimi kryhet sipas standardeve në fuqi në Evropë dhe në botë.
Një nga procedurat e reja dhe më të rëndësishme që redukton ndjeshëm infeksionet e mundshme që vijnë nga kabinetet dentare është alternimi i poltronave dentare
Që do të thotë: Pacienti i radhës nuk ulet më në sallën që u përdor po në atë moment nga një pacient, por në një sallë tjetër të mirëpërgatitur sipas standarteve evropiane
Minimum i kohës për pastrimin e dhomës dhe poltoronit dentar është 40min.
- 1Fillon me filtrimin e ajrit me gjeneratorë ajri te posaçëm për salla kirurgjie të pajisur me llampë ultraviolet
- 2Dyshemeja lahet dhe dizinfektohet me solucione të posaçme për salla kirugjie.
- 3Pastaj fillon pastrimi i poltronit dentar , që i ndërrohen të gjtha pjesët e autoclavushme.
- 4Pastrohen tubat e aspiratorit me solucione te posaçme H2O2 6%
- 5E veçantë për studion tonë është përdorimi individual i turbinave dhe kontra angelave, që do të thotë ne nuk mjaftohemi vetëm duke e pastruar me solucion e një kartëpecete, por të gjtha veglat kalojnë në procesin pastrimit dhe lubrifikimit automatik , plastifikimit dhe më pas në autoclave që monitorohen non stop nga një kompjuter i integruar që na jep informacion të saktë në lidhje me sterilizimin optimal.
Në momentin që pacienti ulet në poltron ka në dizpozicion të gjtha veglat e sterilizuara dhe ka opsionin të kërkojë dhe fletën e printuar nga printeri i autoclave.
Për të ofruar nivelin më të lart të kujdesit dhë të sigurisë Studio Dentare Excellence është e pajisur me paisje të një kualiteti të lartë dhe zbaton me përpikmëri Procedurat strikte të higjenës.
Është e pajisur me dy autoclave Mocom MILLENIUM B me kompjuter të integruar , ku monitorojnë të gjitha ciklet e punës , trysninë , vakumin, temperaturen dhe testet antibakteriale.
ULTRASONIC për heqjen dhe zbërthimin e koagulave të gjakut në instrumenta, aparati që përdoret për pastrimin dhe lubrifikimin e turbinave përpara procesit të autoclavimit, dhe aparati i plastifikimit i firmës Euronda
Jemi munduar të arrijmë kushte optimale duke menduar që shendeti dhe siguria juaj janë prioriteti ynë.