Studio Dentare Excellence

+355692084004 / +355692097900 info@studiodentare.com

Endodontia

Trajtimi dhe mjekimi i rrënjëve të dhëmbëve

Në stomatologjinë moderne trajtimi i dhëmballëve me problemerrenja në kanale është bërë një nga procedurat më të shpeshta të kryera.

Shumë prej dhëmbëve, të cilat deri vonë kualifikoheshin për heqje , sot ne jemi në gjendje për ti trajtuar me sukses.

Trajtimi i kanaleve është përdorur shpesh në rastin e dhëmbëve të dëmtuar nga proceset e ndryshme karioze , të kalbur , të thyer , ose si një përgatitje për trajtimin protezik .

Ndodh që shpëtojnë rrënje të retinuar , të cilat pas një mjekimi në kanale dhe rindërtimi protetik i shërbejnë me sukses pacienteve për shumë vjet .

Mos harroni që implanti më i mirë dhe i lirë janë rrënjët e dhëmballëve tona