Studio Dentare Excellence

+355692084004 / +355692097900 info@studiodentare.com

Studio Dentare Excellence

Zbuloni fuqinë e buzëqeshjes tuaj.

Është një kënaqësi e madhe për ne t’ju ftojmë ne Studion  dentare  Excellence në qender  të Lushnjës.

Qe një ëndërr e jona e përbashkët që të ndërtonin një klinikë sa më moderne stomatologjike, e cila ka për qëllim të kujdeset në mënyrë terësore për secilin pacient  dhe për nevojat individuale te  tij .

gentSë bashku me bashkëpunëtorët tanë kemi ndërtuar një klinikë me të vërtetë të një niveli bashkohor , ku në mënyrë ndërdisiplinore do të mund të kujdesemi për buzeqeshjen e secilit pacjent.

Studio dentare excellence është një studio moderne e pajisur në mënyrë të përkryer, çka siguron një kujdes kompleks për shëndetin e gojës suaj.

Klinika i ofron pacientëve të vetë materiale tejet cilësore si dhe teknika të sigurta operimi, duke ju shërbyer me dinjitet e profesionalizem.

Në sajë të kurseve të shpeshta të kualifikimit, të cilat i ndjekim vazhdimisht si bredna ashtu edhe jashtë vendit, jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha mënyrat e mjekimit si dhe të zgjedhim terapinë më të mirë për secilin pacient. Ndjekim vetëm metoda të provuara dhe efektive, e njëkohësisht jemi gjithnjë në kërkim e mendjehapur ndaj gjetjeve të reja novatore në fushën e stomatologjisë.

Cilësitë tona janë: mënyrat më të reja të trajtimit ortodontik dhe kryerja e operacioneve të ndërlikuara impiantologjike.

Ofrojmë gjithashtu shërbime në fushën e stomatologjisë preventive, protetikës, kirurgjisë stomatologjike, periodontologjisë si dhe higjenës së gojës. .

Stafi  ynë është tejet i përgatitur nga ana profesionale dhe do t’Ju ndihmojë gjithmonë me buzeqeshje, duke ju mundesuar kalimin pa dhimbje të të gjitha ndërhyrjeve dhe operiaconeve.

Zotërojmë aparaturat më të përparuara për kryerjen e rentgenediagnostikës,Lazerit dentar , piezosurgery dhe sistemit  më të sofistikuar CAD CAM  SIRONA  për kryerjen në mënyrë kompjuterike të kurorave te porcelanit te fasetave te mbushjeve dhe te perpunimit te qeramikes hight glass dhe zirkonit .

 

Specializohemi , në kryerjen e operacioneve të avancuara të vendosjes së impianteve të dhëmbëve, si dhe në teknologjinë më të avancuar në fushën e protetikës kompjuterike, në sajë të së cilës mund të rindërtojmë një dhëmb brenda një vizite të vetme.

Tek ne çdo pacient do të ndihet i veçantë. Ju japim pacientëve jo vetëm dhëmbë të shëndetshëm, por edhe një buzëqeshje të bukur për kënaqësinë e të afërmeve të tyre.

Në sajë të angazhimit tonë të vazhdueshëm dhe kujdesit për përgatitjen profesionale ju japim pacientëve tanë mundësinë e përfitimit nga teknologjitë më të mira bashkohore në fushën e stomatologjisë