Studio Dentare Excellence

+355692084004 / +355692097900 info@studiodentare.com

Protetika Kompjuterike

Teknologji të fundit CAD CAM

cad camKjo teknologji, e cila deri para disa vitesh për shumë dentistë ishte një ëndër, sot na ndihmon në punën e përditshme me pacientë.

Çdo gjë nis me dëshirën e përmirësimit të procedurave mjekësore të njohura e të panjohura. Mënyra tradicionale e ndërtimit të dhëmbit njihet nga shumica, në mos nga të gjithë dentistët në Shqipëri dhe në botë. Por nga dëshira për mbushje të forta dhe të bukura lindi sistemi kompjuterik ndërtues CAD CAM

Ne në studion tonë punojmë me sirona Mx CL in Lab CAD CAM

Falë teknologjisë më te përparuar kompjuterike jemi në gjëndje të rindërtojmë në kohë shumë të shkurtër korona porcelani , full porcelan , high glass porcelan, faseta porcelani [veners] inlay e shumë të tjera plotësime qeramike brenda 1 ore, aq sa zgjat dhe një vizitë normale.

Njësoj si në metodën tradicionale, edhe këtu dhembi duhet pastruar nga kariet dhe nga mbushjet e vjetra. Në vijim, pas një bisede paraprake me pacientin, merret vendimi për variantin e mbushjes që do të zgjidhet: tradicionali, i cili mjafton për mbushjen e hapësirave të vogla, apo kompjuteriku, i cili këshillohet për humbje të mesme dhe të mëdha të masës së dhëmbit.

“Modeli virtual dhe projektimi i kurores.
Mungesat në masën e dhëmbit, të cilat përfshijnë hapësirat ku preken dhëmbët, apo/ose ndodhën nën nivelin e mishit të dhëmbëve, ose/dhe janë të mëdha, mund të mjekohen me anë sistemit të shtesave kozmetike te variacioneve inlay/onlay/overlay.

Këto terma tregojnë një mbushje, e cila është kryer jashtë gojës së pacientit, në rastin tonë nëpërmjet kompjuterit. Ndërtimi i dhëmbit mund të bëhet me materiale të ndryshme: kompozit, qeramikë, ose metal (psh. ar).
Ne në shumicën e rasteve propozojmë sistemin e mbushjeve qeramike. Pas pastrimit të dhëmbit, hapësira e zbrazët si dhe sipërfaqja e dhëmbit përkarshi skanohen brenda gojës me anë të një skaneri në formën e stilolapsit. E gjithe pjesa tjetër e procedurës bëhet në kompjuter.
Modeli virtual i dhëmbit vëzhgohet dhe studiohet me përkujdesje dhe përdoret më pas për përgatitjen e mbushjes.

agent1

Pasi miratohen nga doktori të gjitha parametrat, një frezë speciale brenda një harku kohor prej 10-15 minutash pret mbushjen nga një bllok qeramike, e më pas kjo mbushje rregullohet në varësi nga kafshimi i pacjentit dhe polerohet duke i dhënë formën e shkëlqimit.

I gjithë ky proces zgjat 1-2 orë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, sepse e gjithë kjo punë e kryer me metodën tradicionale do të zgjaste 3-5 ditë.

Modeli virtual dhe projektimi i kurores.
A janë të nevojshme inlay? Përgjigja është po. Janë një zgjidhje më jetëgjatë dhe estetike për rindertimin e strukturave te humbura ne kurora..

Me kalimin e viteve mbushjet tradicionale humbasin hermeticitetin e tyre dhe lindin kështu mikrorrjedhje, te cilat sjellin si rrjedhojë nevojën e ndërrimit të mbushjes.

Diçka e tillë ndodh shumë rrallë, kur përdoren inlay. Duke marrë parasysh të gjitha pluset dhe minuset me bindje të plotë mund t’ju rekomendojmë pacientëve tanë këtë formë të mbushjes së dhëmbëve, pa u shqetësuar për nevojën e ndonjë ndërhyrjeje tjetër në atë dhëmb për një kohë me të vërtetë të gjatë.

Tashmë, në sajë të futjes dhe përdorimit të sistemit më të ri të programimit – Cerec 4.0 – është e mundur të kryhen ndërhyrjet më të të ndërlikuara protetike qoftë edhe gjatë një vizite te vetme